Ndonëse është kryetar I bordit mbikëqyrës të shoqërisë aksionere Vllaznia dhe njëkohësisht edhe nënkryetar I Bashkisë Shkodër, Ritvan Troshani, ka bërë të ditur vetë se zgjedhja e trajnerit të ri të skuadrës shkodrane është kompetencë e kryebashkiakut Lorenc Luka dhe vetëm ai ka të drejtë të vendosë për këtë gjë. Një deklarim I tillë ka ardhur dje nga ana e numrit 2 të këtij institucioni.

I ngacmuar se çfarë po bëhet me Vllazninë dhe kur do zgjidhet trajneri I ri, Troshani ka dashur “t’I bëjë bisht” në njëfarë mënyre pyetjeve të tillë. Ndoshta situatat e pakëndshme që janë krijuar kohët e fundit dhe shumë akuza të shpërthyera nga ana e ish-trajnerit Rudi Vata, e kanë bërë atë të jetë disi më I heshtur.Njëkohësisht, ndoshta edhe disi më I tërhequr në gjithë atë që ka të bëjë me klubin shkodran sepse po merr një kosto të rëndë në opinionin sportiv, ndoshta të pamerituar, për mënyrën si po shkojnë gjërat tek Vllaznia. Pikërisht në lidhje me të gjitha këto, Troshani dje ka thënë pak fjalë për gazetën online shkodrasport.com kur ka deklaruar: “Për trajnerin e ri do të vendosë vetëm Kryetari I Bashkisë. Ai është njeriu kompetent për këtë punë dhe besoj se gjërat do merren shtruar në mënyrë që të mos nxitohemi dhe pastaj të pendohemi për zgjedhjen e bërë”. Pyetja e dytë që lind automatikisht është kjo: A ka një afat se kur do zgjidhet trajneri I ri sepse shumëkush mendon se është çështje orësh: “Çështje orësh mund të mos jetë por dëshira edhe e të gjithë neve është ër ta zgjidhur sa më parë këtë punën e trajnerit. Kur të zgjidhet ai, ka mbaruar një pjesë e madhe e punës dhe pastaj për vazhdimin, gjërat do jenë më konkrete për kompletimin e skuadrës. Megjithatë nuk mund të jap një datë apo ditë të saktë se kur do emërohet trajneri I ri. E thashë edhe më lart, që kjo është kompetencë e kryetarit të Bashkisë dhe ai mund të vendosë në moment por edhe mund të vonojë pak sepse dëshira e të gjithë neve është t’I studiojmë të gjitha kandidaturat dhe të zgjedhim më të mirin”. Ajo që pranohet është se puna ka nisur. Madje vetë ai  ka qenë pjesë e një tavoline bisedimesh me njërin nga kandidatët për trajner, pikërisht Shpëtim Duron. I pyetur në lidhje me këtë gjë dhe sa janë shanset që të jetë Duro trajneri I ardhshëm I Vllaznisë, nënkryetari Troshani është shprehur: “Me Duron jemi takuar dhe kemi biseduar. Ka qenë takimi I parë që zhvilluam me kandidatët për trajner. Ai ishte një takim I gatshëm nëse mund të themi sepse me këtë trajner ishte biseduar edhe më përpara. E mira do ishte që të takoheshin të gjithë kandidatët e tjerë, për t’I dëgjuar të gjithë dhe në fund për të vendosur për më të mirin”. Kryetari I bordit përmend shpesh fjalën “kandidatura”. Në fakt, deri më tani, më shumë emra të tjerë përveç Duros kanë qenë mediatikë sesa janë pohuar nga drejtuesit e Vllaznisë. I pyetur nëse ka dhe nëse po, cilët janë kandidatura, Troshani nuk ka patur dëshirë të flasë më shumë por ka thënë: “Kush janë? Ato që janë. Disa I keni përmendur ju në gazeta. Mund të jenë edhe të tjerë. E rëndësishme është të dëgjohen të gjithë dhe të zgjedhim më të mirin”. Ai I ka thënë disa fjalë. Në fakt, ka shpjeguar asnjë detaj të asaj çfarë do ndodhë apo se çfarë pritet të ndodhë. Ritvan Troshani dëshiron që të mos dalë shumë në media. Të bëjë punën e tij dhe kuptohet të japë mendimet e tij përpara kryebashkiakut Lorenc Luka, presidentit të Vllaznisë që ka të drejtën e vendosjes së vetos për shumë gjëra.
Gjergj KOLA