...
HomeKRYESORETudor i zhgënjyer nga Juventus dhe Pirlo: Nuk ishte e drejtë se...

Tudor i zhgënjyer nga Juventus dhe Pirlo: Nuk ishte e drejtë se edhe unë jam trajner

Igor Tudur provoi një eksperiencë njëvjeçare si ndihmës i Andrea Pirlos te Juventus, megjithatë eksperienca me bardhezinjtë nuk ka shkuar sipas parashikimeve. Tudor tregon se pranoi të ishte asistent meqë bëhej fjalë për klubin ku ka luajtur si futbollist, por që në fund ka mbetur i zhgënjyer edhe nga mënyra e të trajtuarit nga Pirlo.

“Ishte e vështirë, por në fund arritëm të kualifikohemi në Champions League dhe fituam Kupën e Italisë. Gjithsesi në fund na dëbuan nga ekip. Më vjen keq dhe nuk mendoj se ishte e drejtë. Gjithsesi kam vendosur një gjë: kurrë më nuk do të jem ndihmës i një trajneri.

Pirlo më thirri te Juventusi. Ai kishte një listë me pesë emra dhe Paratici e la të vendoste. Ai më zgjodhi mua, por është shumë i afërt me Roberto Baronio dhe e mori edhe atë.

Mori edhe një analist dhe na vendosi të gjithëve në një nivel. Nuk ishte e drejtë, sepse në fund të fundit unë jam trajner. Pranova si ndihmës vetëm sepse ishte Juventusi”, u shpreh Tudor. /VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.