...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETufa: Jam kundër trajnerëve të huaj. Nga 55 vetëm 2 kanë qenë...

Tufa: Jam kundër trajnerëve të huaj. Nga 55 vetëm 2 kanë qenë të suksesshëm

Shpeshhere ka diskutime nese trajneret e huaj mund te pershtaten me futbollin shqiptar apo jo. Disa mendojne se ata sjellin profesionalizem, por gazetari Bashkim Tufa i ftuar në studion e “Ora Sport” në RTV Ora mendon ndryshe.

Ai është shprehur kundër trajnerëve të huaj në Shqipëri. Sipas tij, në futbollin shqiptar mungon infrastruktura që këta trajnerë të shprehin aftësinë e tyre.

Tufa: Unë jam kundër trajnerëve të huaj sepse futbolli ynë nuk ka infrastrukturë që këta të huaj të shprehin aftësinë e tyre. Kukësi për shembull, nuk e di atje ku stërvitet, gjysmë fushë Kukësi, gjysmë Partizani.

Tani të flasim për taktika dhe gjëra të tjera janë idiotësira sepse gjatë këtyre 30 viteve në futbollin shqiptar ka pasur rreth 55 trajnerë të huaj dhe vetëm 2 kanë qenë të suksesshëm. Jo se janë të këqij, por nuk kemi infrastrukturë./oranews/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.