Shorti i fazes se grupeve te Liges se Kampioneve te Europes vuri perballe Vllaznise se femrave emra te tille si Real, Çelsi dhe PSG. Padyshim qe keto emra te medhenj te futbollit europian “ngacmojne” çdo tifoz shkodran dhe shqiptar, te cilet i kane patur enderr t’i shohin duke luajtur.

Kete deshire paten edhe tifozet shkodrane te cilet mezi presin t’i shohin keto ballafaqime ne stadiumin “Loro Boriçi”, pavaresisht se kemi te bejme me ndeshje femrash. Por ajo qe te ben pershtypje eshte “deshira” e personave te ndryshem per ta spostuar ate nga Shkodra ne Tirane!!!

Themi keshtu, sepse ne studio te ndryshme televizive te kryeqytetit apo dhe ne ambjente te ndryshme, kane shtruar pyetjen nese sfida e pare Vllaznia- Real, e planifikuar per me 20 tetor, do te zhvillohej ne Shkoder apo ne “Air Albania”?

E çuditshme dhe e papranueshme nje sjellje e tille, aq sa ne Shkoder mendojne se njerez te caktuar duan t’ua marrin edhe kete kenaqesi atyre dhe po tentojne ta spostojne sfiden ne stadiumin kombetar. Por ne fakt e gjitha eshte thjesht nje zhurme ose humbje vemendje.

Vllaznia ne momentin e plotesimit te dosjes se licensimit per ne UEFA, ka konfirmuar stadiumin “Loro Boriçi” si “shtepine” e saj dhe kuptohet qe nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Ndoshta shumekush harron qe ne kete stadium kane luajtur edhe kombetare te tilla si ajo e Italise dhe Spanjes dhe prandaj nuk do jete aspak problem per te pritur as Realin, Çelsin dhe PSG./SHKODRA-SPORT.COM/