Me tre gola te shenuar nga sulmuesi Alesio Perloshi, Vllaznia U17 ka siguruar fitoren 3-1 ndaj Shkendise se Tiranes dhe eshte kualifikuar per ne turin gjysmefinal te kampionatit kombetar te kesaj grupmoshe.

Ndonese Shkendia konsiderohej favorite ngaqe ka qene skuadra e renditur ne vendin e pare ne grupin B pas dy fazeve te para te kampionatit dhe per me teper, ajo kualifikohej edhe me barazim, djemte e drejtuar nga trajneret Bizi e Pirani kane bere nje paraqitje te shkelqyer duke fituar.

“Heroi” i ketij kualifikimi ka qene sulmuesi Perloshi. Ne minuten e 4-te ka zhbllokuar shifrat teksa pas nje goditje kendi, e ka derguar topin ne rrjete.

Po ashtu edhe pas kater minutash, ne nje tjeter goditje kendi, topi mbetet ne zone dhe aty eshte Perloshi qe e godet per ta çuar per te dyten here ne rrjete.

Te njejten gje do ta bente edhe ne minuten e 30-te teksa serish me koke do te shenonte edhe golin e trete personal ne kete takim dhe pjesa e pare kesisoj do te mbyllej 3-0 per Vllaznia U17.

Shkodranet e kane kontrolluar lojen por çuditerisht ne minutat e fundit do t’i kapte paniku. Ne minuten e 87-te arbitri do te akordonte nje 11-metersh per Shkendine qe do te kthehej ne gol nga Miraka ndersa ne minuten e 93-te do te shenonin edhe golin e dyte me ane te Gjinajt.

Por nuk ka me kohe dhe gjithçka mbyllet me rezultatin 3-2 per Vllaznia U17 qe kualifikohet per ne turin gjysmefinal dhe tashme eshte ne pritje qe te mesoje emrin e kundershtarit me te cilin do te ndeshet javen e ardhshme.
www.shkodrasport.com