Simon Hristov ka gjetur ekipin e tij të ri për vitin e ardhshëm pas largimit nga Vllaznia. Sulmuesi maqedonas firmosi me klubin shkodran në muajin janar dhe pritshmëritë prej tij ishin të larta, duke e parë si një zgjidhje të problemeve në sulm.

Megjithatë futbollisti nuk arriti të lërë gjurmë në ato pak ndeshje të luajtura, ndërsa pas ndërprerjes ka refuzuar të rikthehet sërish me kuqeblutë.

Por nuk ka vonuar gjatë për të vendosur për të ardhmen e tij. Klubi GFK Tikvesh ka zyrtarizuar edhe transferimin e Hristov. Skuadra luan në kategorinë e dytë të Maqedonisë së Veriut, ku këtë sezon e mbylli në vendi ne 3-të në klasifikim.

Tikvesh synon ngjitjen në elitë dhe besojnë se Hristov mund të japë kontributin e tij në këtë drejtim duke shënuar sa më shumë gola në kampionat.

“Përforcimi i dytë për sezonin e ardhshëm është sulmuesi i krahut, Hristov, i cili vjen nga skuadra e Vllaznisë në Shqipëri. Një lojtar me eksperiencë të madhe në kategorinë e parë dhe ndërkombëtare“, shkruan klubi në faqen e vetë zyrtare./Sport Ekspres/