Vllaznia është skuadra për t’u mundur, por që ende nuk po e mund askush”- kështu shprehet një nga analistët e njohur i cili meritën më të madhe ia faturon trajnerit Brdariç

Gazetari i njohur Bashkim Tufa ka analizuar kryendeshjen e javës së 14-të, atë që u luajt në mes Kukësit dhe Vllaznisë dhe padyshim që ka vlerësuar fitoren e kuqebluve të cilët kryesojnë me meritë sërish renditjen.

“Kryefjala edhe e javës së 14-të ishte Vllaznia. Vazhdon të na surprizojë, vazhdon të jetë ajo bukuria e kampionatit, vazhdon të jetë skuadra që duhet mundur, por që nuk po e mundin dot.

Dua të ndalem tek ndeshja e fundit Kukësi- Vllaznia. 15 lojtarë ka marrë këtë sezon Kukësi dhe po aq edhe Vllaznia. Në numër janë barazim, por në cilësi ka shumë ndryshim. Vllaznia është në vend të parë, ndërsa Kukësi e ka shuar atë ëndrrën për titull.

Ka të bëjë shumë edhe trajneri i huaj sepse në Shqipëri është praktikë që lojtarët i rrinë më gatitu trajnerit të huaj. Për më tepër që është një gjerman dhe rezultatet në njëfarë mase janë frut i punës së tij”- ka thënë Tufa./SHKODRA-SPORT.COM/