Paraqitjet fantastike deri tani të Armando Brojës kanë futur në mendime edhe trajnerin gjerman, Tomas Tuhel.

Mediat angleze shkruajnë nga burime pranë klubit londinez duke thënë se trajneri dhe klubi kanë biseduar për Brojën dhe duan ta sjellin gjatë verës sërish në skuadër, pavarësisht rrethanave.

Çelsi nuk dëshiron që të bëjë një tjetër gabim me Brojën, pasi më përpara pati shitur Lukakun 18 vjeç dhe e ribleu më pas 100 mln paund.

Po ashtu, edhe emra të mëdhenj si De Bryjne dhe Salah, që u shitën shumë shpejt dhe tani nuk janë te Çelsi. Kështu që, skuadra e Abramoviçit do të preferojë që ta ketë yllin shqiptar pjesë të së ardhmes së klubit.