Drejtori sportiv i sapoemëruar i Klubit të Futbollit Vllaznia Engin Firat, do të mbërrijë sot në Shkodër.

Dilemat për ardhjen e tij kësisoj marrin fund dhe turku do të nisë menjëherë punën tek Vllaznia. Një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë administratori i klubit Suad Lici.

Mbetet me interes të shohin se cili do të jetë projekti i tij tek kuqeblutë, i cili ka bindur edhe drejtuesit e klubit për ta emëruar në këtë pozicion.

Firat pas mbërritjes në zyrat e klubit pritet të mbyllë marrëveshjen me drejtuesit dhe të firmosë zyrtarisht edhe kontratën me klubin dhe ndërkohë me shumë të ngjarë pasdite do të ketë edhe kontaktin e parë me stafin teknik dhe skuadrën në stërvitje.

Në ditët në vazhdim padyshim që do të mësohet më shumë rreth asaj se çfarë ka ndër mend të ndryshojë tek Vllaznia.
© shkodrasport.com