Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLTurneu ‘Mercedes Benz Aegean Cup’, Shqipëria U17 e Beqirit fiton 1-0 ndaj...

Turneu ‘Mercedes Benz Aegean Cup’, Shqipëria U17 e Beqirit fiton 1-0 ndaj Maqedonisë së Veriut

Shqipëria U-17 e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri e ka filluar turneun e përvitshëm miqësor “Mercedes Benz Aegean Cup” Turqi me fitore në sfidën e zhvilluar sot në orën 15:15, Shqipëria 1-0 Maqedonia e Veriut.

Kjo është ndeshja e parë në këtë turne për vendin tonë, ku golin e fitores e ka realizuar kapiteni i kësaj kombëtare, sulmuesi i talentuar Melsi Cereni, pas një aksioni të bukur në zonë në minutën e 80′. Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura dhe nje lojë të dominuar nga kuqezinjtë. 

Ndeshja e radhës për kuqezinjtë do të zhvillohet ndaj Ukrainës, në datën 17 janar 2020. Shqipëria zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Simoni, Halili, Çela, Stafa, Pano, Beluli, Neziri, Bajraktari, Çereni, Deda, Blakqori. U aktivizuan: Selimi, Kacanolli, Kote, Miftari dhe Tahiri.

Sfida e fundit për grupin B, ku bëjmë pjesë në turneun që po organizohet në Altinordu të Turqisë, do të zhvillohet në datën 19 janar nda Koresë së Jugut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments