Erzeni dhe Partizani janë ndalur në një barazim 3-3 në javën e 13 të Kategorisë Superiore, në fund të një sfide drithëruese deri në sekondat e fundit.

Sfida nisi me një gol të shpejtë të Erzenit por Cara barazoi menjëherë me një goditje spektakolare. Të kuqtë me kalimin e minutave rritën ritmin e tyre dhe në fillimin e pjesës së dytë përmbysën gjithçka me gola të Rrapajt e Skukës, duke lënë të mendohej se kishin siguruar fitoren.

Një rrebesh i pazakontë bëri që ndeshja të ndërpritet për disa minuta dhe pas rikthimit në fushë skuadrat e kishin të vështirë të ktheheshin në ritmin e tyre. Por në minutat e fundit, shijakasit shkurtuan diferencën me Kadriun dhe ia dolën që të fitonin edhe një penallti pas një dalje të pakontrolluar të Rexhepit. Kahrimanoviç nuk gaboi nga pika e bardhë dhe sfida u mbyll me rezultatin 3-3.

ERZENI-PARTIZANI 3-3
8′ Nonato, 90’+2′ Kadriu, 90’+9′ (p) Kahrimanoviç / 13′ Cara, 47′ Rrapaj, 55′ Skuka