“Abissnet Superiore” ka luajtur tre sfidat e para të javës së 13-të me renditjen që ka ndryshuar disi.

Partizani shpërdoroi avantazhin vetëm në minutat e fundit përballë Erzenit, me këtë të fundit që arriti t’i merrte të kuqve një barazim 3-3. Gjithsesi, edhe pas këtij barazimi, “Demat” kanë parakaluar momentalisht Tiranën, duke shpresuar te një hap fals i kampionëve përballë Kastriotit.

Teuta e vendit të fundit mundi në transfertë Kukësit, duke shkuar kështu një pik më pak se verilindorët dhe se Bylisi.

Kjo e fundit gjithashtu humbi në shtëpi përballë Laçit, me skuadrën e Mezanit që kërkon të lërë pas luftën për mbijetesë dhe të fokusohet te zona e Europës.

Ditën e nesërme do të luhen dhe dy sfidat e fundit, Vllaznia-Egnatia dhe Tirana-Kastrioti.

REZULTATET:

E DIELË (11.12.2022)

KUKËSI 0-1 TEUTA

L. Vila 61’

BYLIS 0-1 LAÇI

Adeleke 40’

ERZENI 3-3 PARTIZANI

Nonato 9’, Kadriu 90+2’, Kahrimanoviç (P) 90+9’ / Cara 14’, Rrapaj 48’, Skuka 55’

E HËNË (12.12.2022)

EGNATIA – VLLAZNIA 16:30

TIRANA – KASTRIOTI 19:00