Interi fitoi një ndeshje të vështirë ndaj Napolit me rezultatin 3-2. Por përveç fitores një tjetër gjë që ra në sy ishin koret e ultrasve të zikaltërve ndaj kundërshtarëve.
Në shkallët e stadiumit u dëgjuan kore aspak të këndshme duke ironizuar vullkanin Vezuv, që ndodhet në qytetin e Napolit.
“Vezuvi i lau ata me zjarr. Vezuvi shpërtheu, Napoli u shkatërrua”, ishin disa nga koret. Këto sjellje nuk janë të tolerueshme dhe shpesh janë marrë dënime të rënda për skuadrat. Në këtë sezon u ndëshkuan tifozët e Romës për sjelljet raciste ndaj Ibraimoviçit dhe Kesit.
Nuk dihet nëse Interi do të dënohet për këtë rast, por disiplina sportive në Itali është shumë e rreptë kur vjen puna tek barazia.