Dinamo, pasi ra nga Superiorja, mendon për sezonin e ardhshëm dhe si fillimin ka nisur me zgjidhjet e kontratave me disa prej lojtarëve më të paguar.

Kështu katër prej tyre zyrtarisht nuk do të jenë pjesë të bluve në vazhdim: FC Dinamo njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarët Agim Ibraimi, Aleksandar Sofranac, Goran Siljanovski dhe Aleksandar Isaevski.

Klubi dhe futbollistët kanë zgjidhur me marrëveshje kontratën, duke ndëprerë bashkëpunimin mes tyre dhe palët do vazhdojnë në drejtime të ndryshme në sezonin e ri.

FC Dinamo falenderon lojtarët për kontributin e dhënê me fanellën blu dhe u uron suksese në karrierë”.