Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREU bë aksionar te klubi rival, shikoni çfarë i bëjnë tifozët e...

U bë aksionar te klubi rival, shikoni çfarë i bëjnë tifozët e Malmos statujës së Ibrahimoviçit

Ditën e djeshme u njoftua se Ibrahimoviç ka marrë një pjesë të aksioneve të Hamarbi, ekip rival ky i Malmos ku sulmuesi ka nisur karrierën e tij.

Pak kohë më parë për shkak të arritjeve të tij futbollistike, 38-vjeçarit iu ndërtua një statujë duke e nderuar atë. Mirëpo lajmin se Ibra do të jetë aksionar te Hamrbi, tifozët e Malmos nuk e kanë pritur aspak mirë.

Pikërisht statuja e ndërtuar në nder të Ibrës, ka qenë objekti ku tifozët e Malmos kanë nxjerrë inatin e tyre.

Ata kanë hedhur në krahun e sulmuesit një pjesë të tualetit, dhe një qese mbeturinash, në mënyrën që ta fyejnë atë.

Një gjest shumë i shëmtuar ky, por tifozët nuk kanë mundur ta kapërdijnë dot se ish-lojtari i tyre do të jetë aksionar te rivalët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments