I bujshëm dhe për shumë njerëz i pabesueshëm lajmi që vjen nga Spanja, konkretisht nga “Mundo Deportivo”, që ka në faqe të parë brazilianin e PSG-së, Nejmar.

Sipas kësaj gazete, sulmuesi brazilian kërkon të rikthehet te Barcelona. Para se të dëmtohej, ai mësohet se ka folur me ish-shokët e skuadrës katalanase, madje edhe me drejtuesit për të parë mundësinë dhe rrugën e një rikthimi të mundshëm në “Camp Nou”.

Përveç kësaj, Nejmar thuhet se e ka pranuar gabimin që ka bërë, kur vendosi të kalojë te PSG-ja. Ai kërkon të kthehet me çdo kusht të Barcelona në verën e 2019-s. / Vipsport/