Manchester City do të luajë kundër Watford, ndeshje e vlefshme për finalen e Kupës së Anglisë. Duke qenë se skuadra e Guardiolës u eleminua nga Champions League, futbollistët ndihen borxhlinj ndaj tifozëve të tyre, të cilët priten të jenë të shumtë në finalen e FA Cup.
Kësisoj lojtarët e City-t kanë vendosur të paguajnë autobusat me të cilët tifozët do të udhëtojnë për të parë këtë finale. Në shenjë respekti dhe dashurie, është kapiteni Vicent Kompany që ka treguar gjestin e veçantë që ka menduar të bëjë së bashku me shokët e tij të skuadrës.
” Gjatë gjithë sezonit ata na kanë dhënë fuqi dhe na kanë mbështetur. Ne duam t’i falënderojmë dhe t’i tregojmë se sa i respektojmë”, tha kapiteni i City-it.
Finalja e FA Cup do të bëhet në Wembley dhe priten të jenë 26 autobusë në dispozicion të tifozëve të Manchester City-it./newsport/