Rendimenti i shkëlqyer i anësorit Zhordi Alba gjatë kohëve të fundit ka rezultuar një sinjal shumë i qartë për drejtuesit e katalanasve për të analizuar në mënyrë të detajuar rinovimin me spanjollin e mirënjohur .

Edhe pse së fundmi në adresë të 29 vjeçarit kanë mbërritur oferta shumë tërheqëse , duke qenë se konsiderohet një ndër pikat kyçe të Ernesto Valverdes në repartin defensiv parashikohet se presidenti Hosep Maria Bartomeu do të arrijnë në një akord të përbashkët me një ndër elementët më të rëndësishëm të kombëtares ‘’ La Furia Roja ‘’.

Një aspekt që nuk duhet anashkaluar në lidhje me këtë akord është se kontrata aktuale e ishi-t të Valencias skadon në qershorin e 2020- tës dhe sipas spanjolles ‘’ El Mundo Deportivo”. Barcelona ka arritur në konkluzionin për zgjatjen e kontratës së tij me 3 sezone .

Megjithatë edhe pse në plan të parë kjo marrëveshje do të ketë një fund të lumtur nuk duhen lënë pa u theksuar ofertat e fundit të mbërritura në adresë të tij të cilat edhe pse akoma nuk janë publikuar konsiderohen më tërheqëse në rast se i referohemi termave ekonomikë.

Një hap i tillë është një mesazh i qartë për drejtuesit e kampionëve në fuqi të La Ligas se duhet të përshpjetojnë vendimin e rinovimit të kontratës me një ndër anësorët më të parapelqyer të arenës europiane pasi në rast të kundërt do të rrezikonin ndjeshëm qëndrimin e tij në Katalunjë .

Në lidhje me sezonin aktual duhet thënë se Zhordi Alba ka avancuar në mënyrën e duhur në 11-shen e formuar nga bashkëpatrioti i tij Ernesto Valverde dhe deri më tani ka regjistruar plot 17 prezenca me kuq e blutë në të cilat ka arritur të shënojë në dy raste dhe gjithashtu ka kontribuar me 7 asiste për shokët e skuadrës duke e përforcuar ndeshje pas ndeshje idenë se mbetet një ndër lojtarët e pazëvëndësueshëm në linjën e mbrojtjes tek Barcelona .