Ish-trajneri i Realit të Madridit ka folur për largimin e Ronaldos nga kampionët e Europës. Ndërkohë që shpjegonte krizën e madrilenëve italianë është ndalur edhe te portugezi, duke theksuar se Reali bëri gabim me largimin e tij.

“Largimi i Ronaldo është gabimi më i madh i Perezit. Ai e largoi pasi mendonte se skuadra do të fitonte më shumë trofe pa Ronaldon në ekip.

Megjithatë, jo vetëm që nuk po fiton trofe, por po vuan që të fitojë edhe ndeshje që në letër as nuk duhet t’i llogarisë. Ronaldo është pjesa që i mungon Realit të Madridit dhe nuk duhet të jesh ekspert futbolli”, u shpreh Kapelo.