Vetëm disa javë ka zgjatur aventura e Fabian Gjukës në krye të stolit të Vllaznisë. Gjuka ka dhënë dorëheqjen nga pankina e shkodranëve në basketboll. Lajmi i publikuar dy ore me pare nga “Shkodra Sport” eshte konfirmuar edhe nga vete shoqata e basketbollit Vllaznia.

Gjithçka ka ardhur pas humbjes së sotme 76-95 nga Partizani. Trajneri nga Peja nuk ka mundur te duroje dot me gjate dhe ka paraqitur doreheqjen.

Faktikisht, dyshimet e para për të ardhmen e teknikut lindën që nga disfata e kaluar me Dinamon. Sikur të mos mjaftonin problemet e shumta te Vllaznia, tashmë drejtuesit duhet të gjejnë një zgjidhje edhe për trajnerin e ri.

Skuadra po bën një sezon me ulje-ngritje, me tifozët që nuk janë aspak të lumtur me situatën që po kalon ekipi i basketbollit dhe tashme ajo ka mbetur edhe pa trajner. Ne njoftimin e shperndare nga shoqata e basketbollit Vllaznia shkruhet:

“Pas dy humbjeve rradhazi kunder Dinamos dhe Partizanit , tranjeri Gjuka jep doreheqjen. Skuadra e Vllaznise vazhdon te jete ne top katershe per finalet e Playoffit. Rikthimi i Vllaznit Ultras i kishte munguar pallatit te sportit dhe nje nga gjerat me te bukura te ndeshjes”