Vllaznia në volejboll për femra nuk ia ka dalë të fitojë sfidën përcaktuese ndaj Partizanit dhe për rrjedhojë i ka dhënë fund pretendimeve të saj në kampionat.

Në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ka qenë ekipi mik që e ka interpretuar më mirë atë. Partizani ka fituar tre sete rradhazi me shumë lehtësi dhe kështu krejt ndeshjen me rezultatin 0-3.

Kujtojme qe vajzat e kuqe, ne rradhet e te cilave kishte edhe disa lojtare te huaja, e kishin fituar edhe ndeshjen e pare ndaj Vllaznise, por atehere me rezultatin 3-1 dhe me nje rezistece me te madhe sesa ne ndeshjen e sotme.

Kështu, Vllaznia në volejboll për femra e ka mbyllur kampionatin me këtë humbje ndaj Partizanit, teksa duhet të nisë të mendojë për kampionatin e ardhshëm, ku padyshim që i duhen përforcime sepse ndryshe, sërish ajo nuk do mundet të arrijë asnjë nga objektivat që i ka vënë vetes.
Maringlen ZHIVANI