Sopoti i Librazhdit u përball ditën e sotme me Përmetin, në sfidën e vlefshme për javën e 19-të të Grupit B në Kategorinë e Dytë, e cila përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të vendasve të Librazhdit.

Në këtë përballje, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen, ishte aktivizimi i mesfushorit 44-vjeçar, Shkëlqim Hajdari, i cili qëndroi në fushën e lojës 90 minuta të plota, duke mbajtur dhe shiritin e kapitenit në krah.

Hajdari është një legjendë e futbollit librazhdas, ku në më shumë se 2 dekadash, ka dhënë kontribut të ccmuar në ekipin e futbollin të qytetit të tij të lindjes.

Mosha për të është thjesht një shifër, pasi Shkëlqim Hajdari nuk ka ndërmend të dorëzohet. duke u future në historinë e futbollit shqiptar, si futbollisti me moshë më të madhe i aktivizuar në futbollin shqiptar.