Vllaznia ne basketboll per meshkuj ka pesuar humbjen e dyte rradhazi ne kampionat pasditen e sotme, kete here ndaj Partizanit, por kjo distafe, ka patur edhe nje “te mire brenda”, rikthimin e tifozeve ne shkallet e pallatit te sportit “Qazim Dervishi”.

“Vllaznit Ultras” kanë qenë të shumtë në numër në ndeshjen e sotme të basketbollit ndërmjet Vllaznisë dhe Partizanit.

Një numër prej afro 50 tifozësh kanë ndjekur nga afër ekipin e tyre të zemrës. Në fakt, rikthimi i tyre i kishte munguar pallatit të sportit dhe sot ata ishin një nga gjërat më të bukura të ndeshjes.

Megjithatë, pavarësisht se me një tifozëri të ekzaltuar për fitore, kuqeblutë nuk ia dolën të mposhtin Partizanin.
Maringlen ZHIVANI