Shqipëria la një shije të mirë në miqësoren kundër Spanjës, ndaj së cilës u ballafaqua në mënyrë të denjë, ndonese ne fund humbi me rezultatin e ngushte 1-2.

Specialisti i futbollit Eduard Zhupa është i mendimit se Broja është i paprekshëm në formacion dhe për këtë mjafton të dëgjoje deklaratën e Enrikes pas ndeshjes, ku përmendi vetëm emrin e Brojës.

Ish-futbollisti shqiptar ka thënë në studion e “Ora Sport” në “Ora TV” se tashmë Kombëtares i mungon një “playmaker” që duhet të shërbejë 20-vjeçarin e Sauthemptonit.

“Broja nuk hiqet. Struktura e skuadrës ka marrë fizionomi. Enrike përmendi vetëm një emër në konferencë shtypi. Kështu që ne duhet ti vëmë gishtin kokës.

Skuadra e ka performancën fantastike në këtë ndeshje. Broja është i konfirmuar, tani kush do dali një “playmaker“ që të çojë topin te Broja“, ka thënë Eduard Zhupa./Sport Ekspres/