HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREU eliminuan nga Liga e Europës, Kukësi shkarkon trajnerin Gjoka

U eliminuan nga Liga e Europës, Kukësi shkarkon trajnerin Gjoka

Ernest Gjoka nuk do te jetë më trajner i Kukësit. Ka qenë vet klubi i cili përmes një postimi në “Facebook”, ka konfirmuar shkarkimin e teknkikut

Shkak për këtë shkarkim, ka qenë eliminimi nga Debreceni në Ligën e Europës. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Safet Gjici, paralajmëroi se do të kishte shkarkime, çka u vërtetuta menjëherë.

Klubi në ditët në vazhdim do të gjejë dhe teknikun e ri që ka si synim titullin kampion.

Njoftim i Klubit!

Trajneri Ernest Gjoka nuk do të jetë më në krye të skuadrës së Kukësit.

Vendimi është marrë pas rezultateve zhgënjyese të ndeshjeve kualifikuese të Europa League.

Klubi ynë trajnerit Gjoka i ka dhënë gjithë mbështetjen e mundshme, sidomos pas rikthimit të tij në krye të pankinës së skuadrës nënkampione të Shqipërisë.

FK Kukësi falenderon trajnerin Gjoka për punën e bërë në krye të ekipit.

Shumë shpejt, klubi do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri, i cili objektiv kryesor do të vijojë të ketë fitimin e titullit Kampion, Kupës së Shqipërisë si dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Kupat e Europës!!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments