Muajt e fundit emri i Herald Markut ka dale shpesh te Vllaznia. fakti qe nuk be asnjehere faktor te Partizani ku hapesirat i kishte te pakta, çoi ne aludimet se ai mund te rikthehet serish ne Shkoder, aty ku ia kishte kaluar shume mire ne dy vite si kuqeblu.

Per me teper, nisur edhe nga maredheniet e shkelqyera te tij me te gjithe pjestaret e skuadres shkodrane dhe veçanerisht me kapitenin Erdenis Gurishta, me te cilin ditet e fundit kane qene sebashku per pushime ne Spanje.

Por sot nderkohe, mesfushori me origjine nga Shkodra eshte shfaqur ne stervitjen e Partizanit, skuadres me te cilen ka kontrate deri ne fund te sezonit te ardhshem. Trajneri i te kuqve eshte i njejti- Dritan Mehmeti, i cili ne fakt ne gjysmen e dyte te sezonit qe sapo u mbyll, nuk e ka preferuar shume.

Gjerat megjithate duket se kane marre rrjedhe tjeter pas emerimit te Elton Marinit ne pozicionin e drejtorit sportiv tek Partizani. Ai eshte njekohesisht edhe menaxheri i Markut dhe kesisoj qendrimi i tij tek kjo skuader duket i sigurte.

Ketu merr fund njekohesisht edhe shpresa e tifozeve shkodrane per ta pare kete futbollist edhe njehere me fanellen e Vllaznise te veshur./SHKODRA-SPORT.COM/