U mendua se sot do te hidhej firma ne kontrate, por nuk ka ndodhur keshtu. Vllaznia dhe Lorik Boshnjaku ende nuk kane hedhur te bardhen ne te zeze, ndonese çdo gje duket e kryer.

Nga sa eshte bere e ditur, lojtari sot ka qene ne Shkoder ku dhe ka takuar drejtuesit me te larte te klubit kuqeblu me te cilet ka biseduar gjere e gjate ne lidhje me kushtet e kontrates se re.

Akordi mes paleve duket se eshte arritur, megjithate klubi Vllaznia nuk ka zyrtarizuar asgje dhe mesa duket, firma zyrtare do te hidhet ne ditet ne vijim, kur do te vije edhe prezantimi i tij.

Boshnjaku ka qene nje pjese e rendesishme e ekipit te Prishtines, te cilit i ka dhene lamtumiren sot pas plot 7 vitesh te kaluara me te. Nje gje te tille e ka bere te ditur vete lojtari permes nje postimi ne rrjetet sociale ku shkruan:

“Mirupafshim Prishtina dhe Plisat. Pas 7 viteve te kaluara tek FC Prishtina, rrugetimit tone te perbashket i erdhi fundi. Nuk eshte e lehte per mua te shkruaj keto fjale, por jane te domosdoshme pasi me duhet te falenderoj te gjithe ata qe me kane qendruar afer ne gjithe kete rrugetimin timin.

Erdha te Prishtina si i ri dhe po largohem si burre, kapiten dhe me 6 trofe te fituar, 1 titull kampion, 3 Kupa te Kosoves dhe 2 Superkupa. Nje largim i dhimbshem per mua, por i duhur per te shikuar perpara drejt aventurave te reja”- shkruan nder te tjera Lorik Boshnjaku.

Me Prishtinen ai e ka mbyllur dhe ne kete menyre pritet vetem hedhja e firmes dhe zyrtarizimi tek Vllaznia. Ai do te zevendesoje Ardit Krymin ne mesfushen e kuqebluve dhe eshte nje lojtar qe trajneri Josa e njeh mire sepse e ka stervitur kur ka qene te Prishtina./SHKODRA-SPORT.COM/