Armando Broja është grumbulluar nga trajneri i Kombëtares Sylvinho për ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë.

Sulmuesi i kuqezinjve ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur menjëherë gatishmërinë për fanelën e ekipit tonë përfaqësues. Në një postim të bërë në Facebook, Broja shkruante:

“Së bashku më të fortë. Federata Shqiptare e Futbollit”, përfundonte ai duke lënë të nënkuptohej lumturia e madhe që bën pjesë në këtë listë të rëndësishme para Europianit “Gjermani 2024”.

Kujtojmë që Armando Broja u transferua te Fulham në këtë merkato dimri nga Chelsea, në formë huazimi. Deri më tani shqiptari nuk ka pasur shumë hapësira.

Megjithatë në stafin teknik të kuqezinjve ai shihet si një lojtar i rëndësishëm që do t’i shërbente skuadrës tonë kombëtare gjatë këtij kompeticioni të rëndësishëm.