Ditën e sotme ka pasur një sherr mes presidentit të klubit të Tiranës, Refik Halili dhe atij të Laçit, Pashk Laska. Ky i fundit ka përfunduar në polici pas denoncimit të Halilit. Është “Procesi Sportiv” që ka publikuar lajmin rreth këtij sherri duke dhënë edhe disa detaje.
Shoqërohet ne polici Presidenti i Lacit Pashke Laska. Ai ka goditur pas një sherri presidentin e Tiranës Refik Halili.
Bashkë me Laskën janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë.
Përplasja ka ndodhur pas ndeshjes Laçi-Tirana në kupë ku presidenti i Lacit ka ndjekur Halilin me një makine BMV X5, pasi të dy janë ndalur ai ka goditur Halilin.
Laska për momentin mbahet në ambientet e rajonit Nr 6 në Tiranë.
