Ish-sulmuesi i Mançester Junajtid, Uejn Runej dhe legjenda e Liverpul, Xhejmi Karagher ishin të ftuar në emisionin “Monday Night Football”, të cilët komentuan dhe Kristiano Ronaldon, me rolin e tij që ka te “Djajtë e Kuq”.

Uejn Runej e cilësoi transferimin e Ronaldos në “Old Trafford” si një gabim nga klubi dhe theksoi se do të bënte një gabim akoma dhe më të madh nëse do ta mbante dhe për sezonin e ardhshëm portugezin.

Në postimin e Runejt pas emisionit, Ronaldo i komenton anglezit, duke shkruar: “Dy xhelozë…”, i cili i përgjigjet në këtë mënyrë kritikave të ish-sulmuesit dhe Karagherit.