Juventusi u mposht nga pika e bardhë në finalen e mbrëmshme ndaj Napolit, teksa 90 minutat përfunduan me rrjeta të paprekura. Por, bardhezinjtë ishin autorë të një performance të dobët ndërsa vuajtën pa mundur të krijonin lojë të rrjedhshme e raste.

Kjo ka zhgënjyer edhe motrën e Kristiano Ronaldos, Elma Aveiro e cila mesa duket nuk ka kursyer nga kritikat trajnerit Sarri dhe shokët e skuadrës së portugezit.

Ajo shprehet se Ronaldo i vetëm nuk mund të bëjë mrekulli dhe se nuk e kupton se si Juventusi mund të luajë në këtë formë.

“Çfarë mund të bënte më shumë? I vetëm nuk mund të bëjë mrekulli. Nuk kuptoj si mund të luajnë në këtë formë. Ai është me kokën lart, më shumë nuk mund të bënte”, u shpreh motra e Ronaldos. /VipSport/