Teko njoftoi largimin nga Laçi në fund të vitit të kaluar, duke ndërprerë kontratën me kurbinasit, për të vazhduar karrierën diku tjetër.
Deri tani lojtari nuk është zyrtarizuar në asnjë ekip, por ai do të vazhdojë karrierën në kampionatin rus. Braziliani prej kohësh stërvitet me skuadrën e Superligës ruse, Ural dhe me shumë mundësi do të jetë pjesë e tyre në vazhdim, ndonëse ende nuk ka asnjë zyrtarizim. Ka qenë vetë Teko, që në profilin e tij në “Instagram” ka postuar një video nga stërvitja me lojtarin e Ural, David Karaev.
Ural do të bëhet ekipi i 4-t në karrierë për sulmuesin, i cili më parë përveç Laçit ka luajtur edhe me dy skuadrat braziliane të Araksa dhe Treze.