Vllaznia në basketboll për meshkuj nuk ka gabuar në ndeshjen e kupës ndaj Partizanit që u luajt pasditen e së martës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ajo ka fituar me rezultatin 76 me 55 duke u kualifikuar kështu në mes katër ekipeve që do të vazhdojnë rrugën në këtë kompeticion për të fituar këtë trofe. Në pamje të parë duket se ka qenë një fitore e lehtë megjithatë duhet pranuar se në periodën e parë ka patur rivalitet. Këtë e tregon më së miri edhe rezultati I fiksuar në fund të pjesës së parë të takimit, 36 me 36. Megjithatë vetëm kaq.

Në periodën e tretë dhe të katërt, basketbollistët shkodranë e kanë rritur lojën e tyre dhe për këtë arsye, e kanë kaluar avantazhin në favorin e tyre. Perioda e tretë do të fitohej nga Vllaznia 25 me 9 ndërsa në të katërtën, rezultati ka qenë 15 me 10, duke bërë që I gjithë takimi të mbyllej me rezultatin e përgjitshëm 76 me 55. Pikëshënuesi më I mirë për kuqeblutë ka qenë sërish basketbollisti Gjon Ndoja, ndërkohë që pas tij me nga 13 pikë të shënuar secili, kanë qenë dy vëllezërit, Dodë dhe Daniel Lekndreaj me nga 13 pikë dhe pas tyre Antonio Shabani me 12 pikë e me rradhë të tjerët. Ndeshja e djeshme ndaj Partizanit ka shërbyer si nxemje për ekipin shkodran pikërisht në prag të sfidës së rradhës për kampionat, atë që do të luhet ditën e shtunë në orën 18.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndaj Tiranës kryesuese të kampionatit. Bardheblutë janë skuadra për t’u mundur në këtë kampionat dhe për këtë arsye, ata do të vijnë edhe në Shkodër për të fituar por edhe Vllaznia nuk do heqë dorë kollaj nga pretendimet e saj dhe prandaj pjestarët e saj kërkojnë edhe ndihmën e tifozëve për këtë takim sepse bashkë me ta, mund t’ia dalin për ta fituar këtë ndeshje.

© shkodrasport.com