Rron Broja pritet të jetë lojtari më i ri i Dritës së Gjilanit. Gazeta Olle në Kosovë bën me dije se të klubi i Dritës ka arritur akordin me futbollistin e përfaqësueses dardane, ndërsa pritet vetëm prezantimi.

Pak javë më parë, Broja u largua pas dy vitesh nga Partizani, ndërsa ka befasuar me ekipin e ri.

Drita së fundmi ka nënshkruar edhe me Agim Zekën, ish-lojtarin e Skënderbeut që ka luajtur me Lille në Francë dhe në Austri.

Broja shihet si goditja e madhe e Dritës, teksa në Hungari mesfushori mitrovicas u lidh me një kalim te Mezokovesd.