Pak dite me pare vendosi te mos i prese me drejtuesit e Vllaznise dhe per rrjedhoje beri nje zgjedhje tjeter: Firmosi ne Kosove me ekipin e Drenices.

Por mbrojtesi shkodran Antonio Marku nuk mund te qendroje larg skuadres kuqeblu dhe kete e ka demostruar edhe diten e sotme kur ka qene ne tribunen VIP te stadiumit “Loro Boriçi” per te ndjekur ndeshjen ndaj Laçit.

Ne fund padyshim qe ka gezuar per suksesin e skuadres se tij te zemres, njelloj sikur te ishte vete protagonist ne fushen e lojes. Ky padyshim eshte treguesi me i mire i karakterit te ketij sportisti.

Marku para se te firmoste me Drenicen, ka patur edhe disa oferta nga ekipe te Superliges shqiptare, megjithate zgjodhi te largohej pak nga kampionati shqiptar, edhe si per te thene se nuk mund te luaje dot kunder Vllaznise se tij.
www.shkodrasport.com