Vllaznia është në vendin e parë të rënditjes me 37 pikë. Shkodranët janë +6 nga ndjekësit më të afërt, distancë kjo e konsiderueshme. Sponsori Alban Xhaferi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku analizon fazën e dytë.
Ai thekson se vetëm me punë dhe përkushtim mund të arrihet objektivi, me titullin kampion që ka 20 vjet që nuk shkon në Shkodër. Xhaferi pohon se ekipi është me meritë i pari, teksa është bërë gjysma e rrugës.
“E filluam këtë sfidë me nje objektiv madhor për ta kthyer Vllazninë në majat e futbollit Shqiptare ,e mbyllim fazën e dytë me 4 fitore, 2 barazime dhe vetëm një humbje dhe kryesojm me meritë me një diferencë prej 6 pikësh…
kemi ardhur në gjysmen e rrugës dhe jemi besimplotë se me ndihmen e Zotit , duke punuar fort dhe përkushtim jemi të gjithë bashkë të përqendruar në maksimum për ti dhuruar Shkodrës atë që i mungon prej 20 vitesh…Titullin Kampion” – shkruan ai./newsport/