Ende nuk i ka mundur 15 vjeç, por Gresi Bajri eshte ylli i tenisit shkodran dhe atij shqiptar. Sportistja e talentuar ka treguar vlerat e saj edhe ne turneun e zhvilluar se fundi ne kryeqendren e Veriut, ate “Rozafa Tennis Cup”.

Ne finalen e ketij turneu qe u zhvillua pasditen e sotme ajo ka mundur 3-1 finalistin tjeter- Drit Hoxha dhe kesisoj ka zene vendin e pare dhe eshte shpallur fituese.

Nje sukses i merituar i kesaj sportisteje me shume te ardhme qe ka arritur te sfidoje te gjithe meshkujt pjesmarres ne kete turne te organizuar nga Alban Neziri dhe Edi Pelinku.

Gjithçka ka shkuar ashtu si duhet sa i takon organizimit model dhe ne ndeshjet gjysmefinale, Gresi Bajri ka fituar me Elvis Bilalin si dhe Drit Hoxha ka mundur Edi Pelinkun.

Ne kete menyre finalja e shumepritur e te gjitheve ka nxjerre perballe njeri- tjetrit Gresi Bajrin dhe Drit Hoxhen. Vajza 15 vjeçare ka treguar klas dhe potence duke mundur nje tjeter mashkull dhe serish me te madh ne moshe dhe ne kete menyre eshte kurorezuar ajo fituese e ketij turneu.

Ne ceremonine permbyllese te tij kane marre pjese shume figura te njohura te sportit ne Shkoder, duke treguar edhe njehere tjeter se sporti i tenisit ne Shkoder po merr masa gjithnje e me te medha. Dhe kur pjese e saj eshte nje sportiste si Gresi Bajri, padyshim qe e ardhmja do te jete edhe me e ndritur./SHKODRA-SPORT.COM/