Vllaznia U19 eshte rikthyer tek fitorja duke mundur sot Tiranen 3-1 ne Shkoder dhe bashke me fitoren ajo i eshte rikthyer edhe kryesimit te renditjes pas javes se 12-te te kampionatit.

Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, 0-0, në të dytën, skuadra kuqeblu e drejtuar nga Luan Zmijani ka shpërthyer me shënimin e 3 golave, njëri më i bukur se tjetri. I pari vjen në minutën e 51-të me autor Bizin, ndërkohë që dy të tjerët kanë për autor Nikajn me një dygolësh, përkatësisht në minutat 58-të dhe 80-të.

Më herët ishte Avdiu për Tiranën që në minutën e 65-të shkurtoi përkatësisht diferencën e golave në 2-1, por që në fund rezultati përfundimtar ishte 3 me 1 në favor të Vllaznisë.

Në ndeshjen tjetër, Shënkolli, që pas fitores së javës së kaluar ndaj Vllaznisë kryesonte renditjen, është mundur nga Laçi në transfertë me rezultatin 4 me 2. Rezultat ky që rikthen Vllazninë U-19 sërishmi kryesuese të vetme të tabelës së klasifikimit.

Në sfidën Laçi-Shënkolli U-19, për vendasit golat u shënuan nga Lleshi që tundi tre herë rrjetën e Shënkollit në minutat 22’, 75’, 78’, ndërkohë që shënoi edhe Bytyqi në të 65-tën. Për ekipin e Shënkollit që drejtohet nga trajneri shkodran, Haris Lika, golat u shënuan nga Marku 2’ dhe Gjoka 25’.

Pas ketyre ndeshjeve, Vllaznia i eshte rikthyer vendit te pare ne renditje teksa e kryeson ate me 28 pike, nderkohe qe Shenkolli zbret serish ne te dytin me dy pike me pak.

Krejt ndryshe nderkohe ka ndodhur ne ndeshjen e 17 vjeçare ku Tirana ka fituar 4-1 ne Shkoder ndaj Vllaznise duke ia renduar edhe me shume asaj pozitat ne renditje. Golin e vetem per kuqeblute e ka shenuar ne minutat e fundit te ndeshjes Cungu me 11-metersh.