Thursday, January 15, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREU mendua për problem fizik, por nisja nga stoli e Kastratit kundër...

U mendua për problem fizik, por nisja nga stoli e Kastratit kundër Egnatias ishte një vendim taktik

Shkruar nga Endri ÇINARI

Aktivizimi i Lirim Kastratit nga stoli në përballjen e fundit mes Vllaznisë dhe Egnatias ka ngjallur jo pak diskutime në ambientin sportiv, me aludime për një problem fizik të futbollistit kosovar. Megjithatë, burime pranë klubit bëjnë me dije se për Kastratin nuk ka pasur asnjë dëmtim apo shqetësim shëndetësor, por bëhet fjalë thjesht për një zgjedhje taktike të trajnerit Edi Martini.

Tekniku shkodran vendosi të ndryshojë skemën në krahun e djathtë të sulmit, duke i besuar startin Malës, një lëvizje që rezultoi e goditur. Pikërisht futbollisti prizrenas ishte protagonist në momentin vendimtar të takimit, duke dhënë asistin për golin e fitores që i siguroi Vllaznisë tre pikë tejet të rëndësishme ndaj një rivali direkt si Egnatia.

Pavarësisht nisjes nga stoli, Kastrati nuk mbeti jashtë planeve të skuadrës. Ai u aktivizua në pjesën e dytë, duke sjellë freski dhe dinamizëm në repartin ofensiv dhe duke kontribuar në menaxhimin e lojës deri në fund, në një ndeshje me tension dhe ritëm të lartë.

Në fund, zgjedhjet e Martinit u shpërblyen, ndërsa Vllaznia doli fituese nga ky duel i rëndësishëm. Aktivizimi i Malës nga minuta e parë dhe përdorimi i Kastratit si alternativë gjatë lojës tregojnë se trajneri shkodran ka në dispozicion një grup të gjerë cilësor, ku konkurrenca shërben si forcë shtytëse për objektivat e kuqebluve.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments