Permbyllja e serise se ndeshjeve te Vllaznise se femrave ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve te Europes, eshte shoqeruar diten e sotme me nje pritje te veçante qe kryebashkiaku i Shkodres Bardh Spahia ka rezervuar per te gjithe pjestaret e saj.
Nje pritje e bere ne zyren e tij, shoqeruar edhe me dorezimin e nje Mirenjohjeje per te, po ashtu premtimi i nje premioje si dhe i berjes realitet se ndertimit te nje fushe te re qe do te jete ne dispozicion te ketij ekipi per stervitje dhe ndeshje. Nje gje e tille behet e ditur permes nje postimi qe vete kryebashkiaku Spahia ka bere pak ore me pare ku shkruan:
“Mbyllën një rrugëtim por hapën një kapitull të ri për futbollin e femrave në Shqipëri. Kënaqësi të prisja në zyrë vajzat dhe stafin drejtues të ekipit Vllaznia, pas përfundimit të ballafaqimeve mes 16 ekipeve më të mira të Europës.
Një vlerësim mirënjohje, një premio për ta dhe me shpresën që brenda një kohe të shkurtër do të mbyllim edhe një projekt për një stadium që do të jetë në dispozicion të këtij ekipi dhe talenteve të reja që Shkodra i ka fatmirësisht të shumta.
Emri i Shkodrës, Vllaznisë dhe Shqipërisë u rendit mes më të mirave të Europës dhe për të gjithë ne ky është një nga promovimet më të bukura që i bëhet vendit, prandaj vetëm mirënjohje për këto vajza, stafin drejtues por edhe tifozerinë shkodrane që i mbështeti kudo.
Jam besimplotë se vitet e ardhshme edhe më shumë suksese do të na japin këto vajza!”