Ardit Peposhi dhe Anteo Osmanllari ishin emrat të cilët u përfolën se kishin arritur marrëveshjen për kalimin te Skënderbeu.

Dy mbrojtësit e krahut të Erzenit kanë qenë jetik këtë sezon për shijakasit duke zhvilluar performance solide që në fund u shpërblyen me mbijetesën në Superiore.

Mirëpo, kanë qenë vetë kapiteni dhe talenti që kanë mohuar gjithçka në një postim të një faqeje të tifozëve shijakas. “Pa folur me drejtuesit nuk ikim askund”, komentojnë njëzëri të dy lojtarët duke qetësuar kështu tifozët që i kanë patur si ndër më të preferuarit në skuadër.

Erzeni është ende i heshtur në merkato teksa nuk ka ndonjë lëvizje zyrtare qoftë në dalje apo edhe hyrje. Megjithatë, e sigurt është largimi i mesfushorit Adnard Mehmeti drejt Turqisë.