Duket se tenisti serb, Novak Xhokoviç nuk ka një marrëdhënie shumë të mirë me gjyqtarët, që janë në ndeshjet që zhvillon ai.
Vetëm pak kohë pasi u skualifikua nga turneu i “US OPEN”, për shkak se goditi me top një nga arbitre, Xhokoviç rrezikon përsëri.
Së fundmi serbi është përfshirë në një tjetër incident, ku përsëri ka goditur arbitrin.
Ditën e sotme Xhokoviç ka kaluar në çerekfinale të “Roland Garros”, por sërish rrezikon përjashtimin.
Në tentativë për të kapur topin, Xhokoviç e gjuan fort atë dhe topi përplaset në fytyrën e arbitrit, të cilit tenisti i kërkon menjëherë falje, pasi sigurisht ishte pa dashje.