Erjon Xhafa do të jetë pjesë e stafit teknik të Partizanit. Burime të besueshme bëjnë me dije për Newsport.al që drejtuesit kanë zgjedhur ish-mbrojtësin e njohur që t’i bashkohet të kuqve.
Pas largimit të Ilir Dajës nga pankina, Dritan Mehmeti është përzgjedhur të drejtojë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit. Ndërkohë si ndihmës i tij do të jetë pikërisht Xhafa, një nga trajnerët që së bashku me Egbonë nxorrën Tiranën kampion para dy sezonesh.
Njohës i mirë i lojtarëve në vend, por edhe i kampionatit shqiptar, Xhafa shihet si strategu i duhur për 16-herë kampionët e Shqipërisë.
Duhet thënë që ende s’është zyrtare, pasi fillimisht pritet një komunikim nga klubi për çështjen “Ilir Daja”. Kujtojmë që Xhafa aktualisht drejtonte moshat e klubit të Dinamos, ndërsa në vazhdim do të bëhet pjesë e klubit të Partizanit. /Newsport/