Publikimi i rrogave te muajit janar te ketij viti te mbi 600 mije personave ne Shqiperi pak dite me pare, ka bere qe te zbulohen edhe rrogat e sportisteve, trajnereve por edhe gjithe njerezve te sportit ne vendin tone.

Ne fakt, ky publikim vetem per futbollistet e Vllaznise nuk ka qene ndonje risi sepse fakti qe klubi shkodran ka qene prej vitesh shoqeri aksionere, ka bere qe shifrat te publikohen shpeshhere sepse ato kane qene prezente ne mbledhjet e Keshillit Bashkiak Shkoder.

Por nderkohe, pas hulumtimit te “Shkodra Sport”, konstatojme shume çudira!!! Njeriu i futbollit me rrogen me te madhe ne vend, perfshi ketu te gjithe klubet e futbollit por edhe vete Federaten Shqiptare te Futbollit, eshte drejtori i klubit Partizani, Olsi Rama, i cili paguhet 820.000 leke te reja ne muaj.

Por çudirat vazhdojne sepse ne vend te dyte eshte presidenti i ketij klubi Gazment Demi i cili mban pozicionin e administratorit te klubit i cili paguhet me 600.000 leke te reja ne muaj. Ky eshte nje absurditet ne fakt, qe te paguhet drejtori me shume sesa administratori!!!

Lista e 10 me te paguarve vazhdon me Sekretarin e Pergjithshem te FSHF-se, Ilir Shulku, nderkohe qe pjese e saj jane plot 5 pjestare te Vllaznise, 4 futbollistet Ardit Hoxhaj, Haris Dilaver, Mevlan Adili e Victor da Silva e trajneri Thomas Brdariç.

Kete 10-she e ploteson trajneri i kombetares U21 te Shqiperise Alban Bushi dhe futbollisti i Partizanit Jurgen Bardhi. Per fat te keq, nuk shohim shume lojtare te tjere te cilet ne opinionin sportiv shqiptar dihet qe paguhen 4,5, 5 apo deri ne 12 mije euro, por te shkruara ne borderote shteterore jane te shkruara shume me pak. E ky eshte nje evazion fiskal i te nente klubeve te tjera te Superliges, nderkohe qe Vllaznia eshte e vetmja qe nuk ka abuzuar ne kete drejtim./SHKODRA-SPORT.COM/


10 MË TË PAGUARIT NË FUTBOLLIN SHQIPTAR:

1. OLSI RAMA (DREJTOR I KLUBIT PARTIZANI) 820.000

2. GAZMENT DEMI (ADMINISTRATOR KLUBI PARTIZANI) 600.000

3. ILIR SHULKU (SEKRETAR I PERGJITHSHEM FSHF) 522.803

4. ARDIT HOXHAJ (FUTBOLLIST KF VLLAZNIA) 488.000

5. HARIS DILAVER (FUTBOLLIST KF VLLAZNIA) 475.000

6. THOMAS BRDARIÇ (TRAJNER KF VLLAZNIA) 427.570

7. ALBAN BUSHI (TRAJNER, FSHF) 390.000

8. JURGEN BARDHI (FUTBOLLIST PARTIZANI) 360.000

9. MEVLAN ADILI (FUTBOLLIST VLLAZNIA) 320.000

10.VICTOR DA SILVA (FUTBOLLIST VLLAZNIA) 320.000