Tek KF Murlani nuk ka vetem afrime lojtaresh, por ka edhe largime. Burime prane kesaj skuadre bejne te ditur se prej disa ditesh nuk jane pjese e saj dy brazilianet te cilet luajne me te ne gjysmen e pare te sezonit.

Mbrojtesi Trianoski dhe sulmuesi Noronha kane mbyllur marreveshjen dhe jane kthyer ne vendlindjen e tyre. Pershtypjet per keto lojtare, sidomos per Trianoskin kane qene shume te mira sepse ka ofruar garanci ne prapavije, megjithate lojtaret kane kerkuar te largohen dhe per kete arsye jane lene te lire.

Kete boshllek te krijuar nga largimi i tyre, drejtuesit e klubit ne bashkepunim me stafin teknik jane duke u munduar ta mbushin me lojtare te tjere.

Siç kemi bere te ditur, pikerisht per kete arsye, prej nje jave jane bashkuar me skuadren 5 futbolliste te tjere braziliane te cilet po testohen dhe ideja eshte qe 2-3 prej tyre te mbahen.

Por nga ana tjeter, mesohet se perpos brazilianeve drejtuesit jane duke pare edhe per pista te tjera te mundshme dhe me shume siguri deri ne fund te merkatos do te ofrojne te tjere lojtare cilesore ne skuader. Murlani aktualisht ndodhet ne vendin e peste ne renditje, por pritet te jete konkurrues deri ne fund te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/