Tuesday, February 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREU shpall ‘Lojtari i ndeshjes’, Kevin Dodaj: Do të jap më të...

U shpall ‘Lojtari i ndeshjes’, Kevin Dodaj: Do të jap më të mirën për Vllazninë

Vllaznia ka fituar në transfertë përballë Bylisit në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, përfundoi 0-1 në favor të miqve. Pas këtij dueli ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Kevin Dodaj. 

“Gati për 90 minuta? Jam gati fizikisht, sot u ndjeva shumë mirë, ndihmova ekipin. Edhe ndeshjen e fundit që e kisha me Vllazninë në Evropë, në këtë pozicion luajta, mund ta bëj. Kjo Vllazni, më e fortë? Po është më e fortë, jemi më pretedentë, më të fortë duken. Është edhe karakteri i ekipit pasi të bësh 6 fitore radhazi pa pësuar gol, na jep besim edhe ne sulmuesve.

Dodaj titullar fiks, çfarë ju mungon? Unë gati jam për çdo minutë që do më jepet, e vendos trajneri. Nëse më fut 1 minutë, unë do të jap maksimumin. E ardhmja? Unë te Vllaznia jam i huazuar, besoj që do të kthehem te CSKA. Do jap maksimumin çdo ndeshje këtu që kam ardhur për të mirën time, shpresoj që të ndihmoj edhe Vllazninë”, tha Dodaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments