Ajo qe pritej tashme eshte bere realitet. Sulmuesi Xhevahir Sukaj sapo ka firmosur per ekipin e Vllaznise. Nje gje e tille eshte bere e ditur ne faqen zyrtare te klubit shkodran ne te cilen shkruhet: “Vllaznia bën realitet përforcimin e parë në merkaton e janarit. Ashtu siç pritej, firma e parë e hedhur në kontratë ka qenë ajo e sulmuesit shkodran Xhevahir Sukaj. Lojtari pak minuta më parë ka firmosur kontratën e re bashkë me administratorin Astrit Gjyrezi, kontratë që e lidh atë me klubin tonë deri më 31 maj të këtij viti.

Natyrisht ardhja e një lojtari të tillë me shumë vlera, do të jetë një plus i madh per skuadren ne gjysmës së parë të kampionatit. Sukaj do të udhëtojë bashkë me ekipin nesër drejt Ulqinit për të vijuar me përgatitjet për nisjen e ndeshjeve zyrtare të këtij viti.
© shkodrasport.com