Megjithë situatën e rënduar dhe pezullimin e kampionateve, UEFA ka vijuar me axhendën e saj, duke i dhënë prioritet arbitrimit dhe trajnimit me sistemin VAR.

Kështu, 3 arbitra shqiptar janë vlerësuar nga organizmi më i lartë i futbollit europian, duke u pajisur me dëshminë përkatëse.

Konkretisht, kryesori Enea Jorgji dhe dy asistentët Ridigert Çokaj dhe Denis Rexha, mund të gjykojnë tanimë në ndeshjet ku i pranishëm është sistemi VAR.

Kjo është një risi për “bilbilat” shqiptar, që shohin të jenë të gatshëm të gjykojnë edhe me sistemin e ri video./ newsport/