UEFA ka bërë edhe njëherë të qartë se përfundimi i sezonit duhet të jetë një prioritet për federatat dhe të bëhet maksimumin për të rifilluar e mbyllur kampionatet në fushë. Sakaq, UEFA thekson se kualifikimi i skuadrave në kompeticionet europiane duhet të vijë vetëm si pasojë e meritës sportive, ndërsa brenda datës 25 maj federatat duhet të njoftojnë mbi datën e rifillimit dhe formulën që do të aplikojnë.

Ndërkohë, vlen të përmendet se Federata Shqiptare e Futbollit, tashmë ka hedhur hapat e parë në rrugën drejt rikthimit në fushë, teksa në ditën e djeshme me anë të një letre drejt Ministrisë së Shëndetësisë kërkon leje për të rifilluar stërvitjet duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë më datë 2 maj, ndërsa mendon të rifillojë aktivitetin më datë 24 maj. /VipSport

1. Të gjitha federatat duhet të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për ti rifilluar dhe mbyllur kampionatet kombëtare;

2. Të gjitha federatat duhet që brenda 25 Majit të njoftojne UEFA-n mbi datën e rifillimit të kampionatit dhe formatin që do të aplikojne;

3. Pavarësisht përpjekjeve për ti mbyllur kampionatet siç duhet, mbyllja e parakohshme mund të jetë veçanërisht në rastet e mëposhtme:

a)Ekzistenca e një vendimi qeveritar për të mbajtur të pezulluara aktivitetet sportive deri në një datë e cila do e bënte të vështirë dhe të pamundur përfundimin e kampionatit aktual, deri përpara mundësisë së fundit për nisjen e sezonit tjetër;
b)Argumentime specifike ekonomike dhe financiare të cilat do justifikonin se vazhdimi i kampionatit do ishte financiarisht i nxituar apo që mund të vinte në vështirësi financiare afatgjata klubet;

4.Për të gjitha arsyet e mësiperme, në rast se do ketë një mbyllje të parakohshme të kampionatit, UEFA duhet njoftuar nga federatat deri në datën 25 Maj me të gjithë justifikimin e elaboruar dhe për të zgjedhur klubet pjesëmarrëse për edicionin 20/21 bazuar në meritën sportive të sezonit 19/20 sipas:

a)Vendimeve që do marrin federatat bazuar në procedura që respektojnë parimet e objektivitetit, jo-diskriminimit dhe transparencës.

b)Konfirmimit final nga organet relevante kompetente vendase për përcaktimin final të klubeve që do të kualifikohen për kompeticionet Europiane;

5.Për ato raste kur kampionati mbyllet përpara kohe UEFA mban të drejtën të refuzojë ose të rishikojë propozimin e federatës për një klub kur:

a)Kampionatet janë mbyllur para kohe pa ju përmbajtur parimeve të këtij Udhëzuesi ose pa një arsye ligjitime nga organet e shëndetit publik;

b)Procedurat e përzgjedhjes së klubeve nuk kanë qenë transparente, objektive dhe jo-diskriminuese;
c)Ekziston një perceptim publik se perzgjedhja e klubit/ve është bërë në formë të pandershme;

6.Të gjitha kriteret e pranimit të klubeve në Rregulloret përkatëse të kompeticioneve europiane mbeten në fuqi;

7.Ky Udhëzues është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe afekton kompeticionet e Ligës së Kampioneve, Europa Ligës, Ligës Kampioneve Femra, Liga e Moshave dhe Liga e Kampioneve Futsal.