Në “Santiago Bernabeu” do të luhet një supersfidë e cila do të vendosë edhe finalistin e parë mes Real Madrid dhe Bayern Munich. Dueli i parë mes tyre ka përfunduar 2-2 në “Allianz Arena”, teksa të mërkurën në orën 21:00 do të përplasin “brirët” për kualifikimin në finalen e Chaampions League.

Një duel mjaft delikat dhe që është si një “finale” e parakohshme. Pikërisht për këtë sfidë UEFA ka vendosur edhe për gjyqtarin që do të drejtojë dy gjigandët europianë. Kështu Klasiken e Europës do ta gjykojë Szymon Marciniak.

42-vjeçari është mjaft i njohur në arenën kombëtare dhe ndërkohmbëtare, teksa ka gjykuar sfida të rëndësishme në karrierën e tij. Mjafton të kutojmë se në dhjetor të 2022 ka vendosur drejtësi në duelin mes Argjentinës dhe Francës, sfidë që u fitua nga skuadra e Lionel Messit./newsport/